Flash News

KRYESORE

Grida Duma: Nëse shqiptarët do të votonin sot, do ta rrëzonin Ramën

Grida Duma: Nëse shqiptarët do të votonin sot, do ta

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka humbur besueshmërinë te njerëzit dhe se nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme në vend, qytetarët do ta rrëzonin nga qeveria.

“Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët.

Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën. Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet. Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato.”, tha Duma në News 24.

Të fundit