Flash News

KRYESORE

Grida Duma ngre dyshimet për shifrat e COVID-19 dhe ironizon Ramën: Ka problem me pastërtinë e duarve

Grida Duma ngre dyshimet për shifrat e COVID-19 dhe ironizon Ramën: Ka

E ftuar sot në News24 me Nisida Tufën në "Kjo Javë", ishte ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Duma ndër të tjera ka komentuar dhe shifrat e infektimit me COVID-19 në Shqipëri, ku ka hedhur dyshime dhe mbi vërtetësinë e tyre. Grida përmendi dhe Ramën teksa e ironizoi ky është vetë nga ata njerëzit që ka probleme me pastërtinë e duarve, ka një problem të madh, korrupsionin

“Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë. Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve se armiku i panjohur është më i rrezikshëm se armiku i njohur dhe situata kërkon ndërgjegjësim më të lartë.

Por kush është rreziku tani? Rreziku tani është se për shkak të pandemisë ekonomike të kërkosh sot masë më të madhe disiplinimi, ata ta kthejnë me kundërshti pasi situata u menaxhua keq. Ajo që u menaxhua keq ishte situata ekonomike. Është e pafalshme, e mëkatshme, e keqe që e përdor edhe pandeminë për fushatë. Mbani mend që dilte në telefona (Rama) u bë batutë kalamajsh, e mbani mend atë: Edi jam…Shqipëria sot është monopartiake që nga gjykatat te Parlamenti. Është mëkat të përdorësh fatkeqësinë për pushtet.

Sot Shqipëria ka akumuluar pushtet tek një njeri më shumë se kurrë. Gjithçka këtu është bërë monopartiake. Është e pacipë që një njeri të grumbullojë kaq shumë pushtet dhe të kërkojë që në situatë sëmundje të shfaqet edhe në telefona a thua se kujdeset ky për larjen e duarve. Që të mos kaloj te ironia, se ky është vetë nga ata njerëzit që ka probleme me pastërtinë e duarve, ka një problem të madh, korrupsionin.”

Të fundit