Flash News

KRYESORE

Grida Duma: PD do dalë më fortë nga gara, politika është impenjim, jo parashikim

Grida Duma: PD do dalë më fortë nga gara, politika

“Nuk ka asnjë dyshim, që PD do të dalë më e fortë nga kjo garë”, ka thënë deputetja e PD-së, Grida Duma, pasi ka votuar ditën e sotme për kreun e ri të selisë blu. Pas votimit ajo ka dhënë një prononcim të shkurtër për “Shekullin”, ku ka folur në lidhje me garën dhe kritikët e Lulzim Bashës.

E pyetur për garën e sotme mes Selamit dhe Bashës, Grida Duma tha se “Nuk ka asnjë dyshim, që PD do të dalë më e fortë nga kjo garë. Gjithçka është lëvizje dhe vjen si pasojë edhe e mendimit ndryshe dhe kjo i ka shërbyer garës për të konfirmuar që nuk ka garë më të mirë se sa kur ajo vjen nga heterogjeniteti dhe nga të gjitha llojet e mendimeve. Politika nuk është parashikim, është impenjim. Për rrjedhoje unë them që përpjekja dhe impenjim i joni dhe i të gjithëve është i madh, sepse e kemi për detyrë të bëjmë një opozitë për vendin, shumë herë më tepër se sa ka qenë ndonjëherë e domosdoshme më parë”.

Lidhur me kritikët e Bashës, Duma mendon se gjithkush ka vullnetin dhe të drejtën e vet për t’u shprehur.

Të fundit