Flash News

KRYESORE

Grida Duma pranë banorëve të Shkozës, Bashkia e Tiranës u jep dy zgjidhje

Grida Duma pranë banorëve të Shkozës, Bashkia e Tiranës

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është gjendur sot pranë banorëve të Shkozës ndaj të cilëve IKMT ka filluar prishjen e shtëpive.  Ajo është shprehur se disponon të gjitha dokumentet e pronësisë së këtyre banorëve dhe se qeveria duhet t'u japë kohë të mjaftueshme për të dalë nga banesat.

“ Unë kam dokumentat tuaja të pronësisë. Unë e di shumë mirë që ju i njihni detyrimet si qytetarë që projekti të bëhet, por jo të bëhet mbi jetët e njerëzve. Ky shtet duhet tu japë kohë e mjaftueshme për të dalë. Pasi ta dini se ku do shkoni, si do trajtohesh. Ju jeni duke e mbrojtur pronën me jetë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës, në një intervistë për “Ora News”,  ka thënë se ka dërguar një grup pune në Shkozë për të parë nga afër gjendjen dhe se banorëve të kësaj zone u janë ofruar dy alternativa për  zgjidhjen e këtij problemi të cilat konsistojnë ose me mbështetjen për bonos  qiraje ose për kredi të zbutura.

Të fundit