Flash News

KRYESORE

Grida Duma tregon imperfeksionin e opozitës: Rruga ishte sfidante

Grida Duma tregon imperfeksionin e opozitës: Rruga ishte sfidante

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, e ftuar në emisionin ‘Byro Politike’ me gazetaren Juli Xhokaxhi është pyetur për ‘të metat’ e opozitës, por ka preferuar ti quajë si imperfeksione.

Ajo ka veçuar si “imperfeksion” të partisë momentin e nisjes së Reformës në Drejtësi.

Duma u shpreh se opozita ka pasur një rrugë mjaft sfidante në këtë 8 vite, ndërsa e quajti djegien e mandateve një fitore nga pikëpamja reale.

“Një imperfeksion është momenti që nis reforma në drejtësi në Shqipëri. Në atë moment PD pati sfidën e madhe që të paralelizonte marrëdhenien me ndërkombëtarët dhe me shqiptarët. Ajo që thamë ne atëherë ishte e vërtetë, problemi për ne ishin emrat. Ne e dimë se në këtë Shqipëri se një njeri që nuk është anëtar partie, mbështet nga qeveria. Imperfeksionet kanë ardhur edhe për shkak të një rruge sfidante për opozitën.

Vendimi i saj për të lënë parlamentin ishte autonom. Është shumë e  vështire të lesh mandatet kur edhe partnerët ndërkomëbtarë si kemi pasur me vete. Opozita e braktisi parlamentin dhe ajo ishte një vendimmarrje e vështirë. Nga pikëpamja formale nuk fitoi asgjë, por fitoi nga pikëpamja reale”, tha Duma.

Të fundit