Flash News

KRYESORE

Griezmann shpjegon problemin e tij te Barcelona

Griezmann shpjegon problemin e tij te Barcelona

Antoine Griezmann po vuan për t'iu përshtatur stilit të Barcelonës. Blerja e bujshme e verës me 120 mln euro investim (pa përfshirë pjesën e rrogës) ka shënuar vetëm 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste si katalanas.

Vështirësia për të luajtur te Barcelona është shprehur disa herë nga francezi, i cili së fundmi ka shpjeguar se vetëbesimi është ajo që po i mungon, por do ta përmirësojë.

"Përpiqem që të mësoj nga Messi dhe Suarez. Këtu për mua gjithçka është e re. Më ndodh që kur kam topin në zotërim më mungon besimi për të goditur apo pasuar. Do të vijë me kohën. Messi? Ai është një lojtar që për 4 dekada nuk do të ketë si ai".

Të fundit