Flash News

KRYESORE

Grimerja akuza ndaj Alketa Vejsiut: E turpshme kjo vjedhje

Dëgjojmë shpesh se kolegët imitojnë apo “vjedhin” punën e njëri-tjetrit duke i  shkaktuar kështu padrejtësi palës tjetër. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe grimieres së njohur Elona Balaj.

Grimierja e suksesshme e vajzave VIP ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku akuzon publikisht kompaninë “Class by Alketa Vejsiu” të moderatores së njohur të “TV Klan”. Elona i është drejtuar personalisht Alketës, duke i treguar se nëse dëshiron të mësojë diçka prej punës së saj mjafton që të shkojë të bëjë një kurs tek ajo, por jo t’i vjedhë punën, raporton Blitz.

“Gjatë gjithë karrierës dhe eksperiencës sime shumëvjeçare më ka ndodhur shpesh të jenë përpjekur të më kopjojnë, të më bëjnë keq apo të më vjedhin meritat, por në mënyrë kaq të dukshme dhe qesharake kurrë më parë. Në fakt, ndoshta duhet të ndihem krenare që u ka pëlqyer kaq shumë saqë do të donin ta kishin bërë vet dhe e kanë shfaqur si punë të tyren. Është e turpshme të vjedhësh deri në këtë pikë punën e tjetrit! P.S: Ju kujtojmë se pranojmë regjistrime për klasën e make up-it nga Elona Balaj, prandaj, e dashur Alketa, mund të sillni punëtoret tuaja për të mësuar që herën tjetër ta bëjnë vetë make up-in”,- shkruan Elona.

Mirëpo nuk ka qenë vetëm grimierja e njohur që e ka sulmuar Alketën. Edhe ish-banorja e “Big Brother”, Jona Kalemaj, ka komentuar në postimin e Elonës duke shkruar:

“Për të qeshur më shumë sesa për të qarë. Në fakt, Alketa edhe mua më ka marrë njëherë një foto për një fustan të marrë nga “Geraldina Sposa”, të cilin e paraqiste si të sajin”.

Të fundit