Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Grimieri tregon sekretin si nuk i mbulon qukat e Meghan Markle
Meghan Markle është një nga vajzat më të komentuara në gjithë botën pas lidhjes e martesës saj e princin Harry. Dukesha e Sussex-it komentohet për elegancën dhe shijen në të veshur por edhe për qukat e saj të famshme.
Grimi i saj në ditën e dasmës dhe ekspozimi u qukave në ditën më të rëndësishme të Markle, e bënë atë akoma më të veçantë.
Daniel Martin është personi që fshihet pas makijazhit të dukeshës, për të cilën qukat janë një nga tiparet më të preferuara. Ai ka treguar se si e ka realizuar grimin për të nxjerrë në pah tiparet më të bukura të Dukeshës.
“Nëse fytyra ka ndonjë skuqje, atëherë duhet ta vendosni kremin pudër në zonën e ballit, rreth hundës dhe te sytë për njollat e zeza. Unë përdor një furçe për të përzier grimin dhe për të hequr atë të tepërtin”, tha Daniel për “E!Neës”.