Flash News

KRYESORE

“Gruaja e Djallit” diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, nis trajtimin në spital

Gruaja e presidentit sirian Bashar Al Asad, Asma është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në moshën 42-vjeçare.

E cilësuar si “Gruaja e Djallit”, Asma ka filluar trajtimin për kancerin e gjirit të fazës së hershme

Një fotografi zyrtare e publikuar së fundi shfaq presidentin sirian duke qeshur, duke i qëndruar pranë gruas së tij e cila po merr mjekim spitalor.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha më vonë zonja e parë po trajtohet në një spital ushtarak në kryeqytetin sirian të Damaskut, por pa detaje te tjera.

Më pas, presidenca publikoi një tjetër foto të gruas së Asad, duke mbajtur një laptop në njërën dorë dhe një filxhan në dorën e majtë të fashuar.

Çifti presidencial ka 18 vite të martuar dhe kanë tre fëmijë, Hafez, Zein dhe Karim.

Të fundit