Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“I pashë në fytyrë personat që vranë burrin tim. Trokitën në derë dhe kur Fatjoni ra në tokë u shokova”.
Kështu ka deklaruar para hetuesve të çështjes bashkëshortja e 40-vjeçarit Fatjon Sinani, i cili mbrëmjen e së martës u ekzekutua në banesën e tij në Vlorë. Në gjendje të rëndë psikologjike, gruaja i ka treguar policisë se autorët ishin dy persona, të cilët u trokitën në derë, më pas ndodhi edhe krimi i rëndë. Ndërkaq, pas ngjarjes policia bëri me dije se kishin mundur të arrestonin njërin prej autorëve të dyshuar.
Neritan Qejvani është marrë në pyetje nga uniformat blu për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë, por 42-vjeçari ka mohuar të jetë autor i vrasjes. Burime të besuara pranë policisë bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se Qejvani u ka thënë hetuesve se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, por se ka qenë duke kaluar rastësisht aty. Të njëjtat burime pohuan se me anë të metodave specifike të hetimit është identifikuar edhe i dyshuari i dytë dhe është duke u punuar për kapjen e tij. Në polici ka pasur disa persona të shoqëruar, mes të cilëve edhe familjarë e miq të viktimës, si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Fatjon Sinani, me origjinë nga Tropoja, prej 4 vitesh jetonte në Vlorë me bashkëshorten e tij.
Një ndër pistat e policisë është se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë gjakmarrjeje të mundshme që familjarë të tij mund të kenë pasur në qytetin e origjinës. Por, burime nga policia e Tropojës pohuan dje për “GSH” se familja Sinani nga fshati Gri i Njësisë Administrative Bujan, nuk ka probleme hasmërie. Edhe banorë të zonës pohuan se është një familje shumë e mirë, e urtë e punë-tore dhe nuk kanë konflikte me askënd. Ndërsa për viktimën, banorët thanë se ishte tip disi i rrëmbyer. Po sipas tyre, ai ishte zhvendosur 4 vite më parë në Vlorë, jo për shkak të hasmërisë, por për faktin se bashkëshortja e tij ishte nga Vlora.
DËSHMITË
Bashkëshortja e Fatjon Sinanit, në gjendje të rëndë psikologjike i ka thënë policisë se në momentin që një person u trokiti në derë, burri i saj ka shkuar ta hapë. Pas saj ka shkuar edhe ajo vetë, e në atë moment ka parë dy personat e panjohur para derës dhe me armë në dorë. “Ata qëlluan me armë burrin tim. Kur Fatjoni ra në tokë, u shokova. Nuk di se ç’ndodhi më tej”, – ka rrëfyer gruaja e 40-vjeçarit, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë policisë bënë me dije se për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, nuk ësh-të bërë i mundur ballafaqimi i gruas së viktimës me personin e arrestuar, për të forcuar edhe të tej dyshimet se Neritan Qejvani është autori i krimit. Ky i fundit ka mohuar të jetë atentatori dhe është shprehur se nuk kishte asnjë njohje me viktimën. “Nuk e njoh personin që është vrarë. Nuk jam unë autori i krimit. Aty pranë kam qenë duke kaluar rastësisht”, – ka pohuar 42-vjeçari. Qejvani u arrestua nga policia e Vlorës në dalje të lagjes “Partizani”, vetëm pak minuta pas vrasjes. Ndërkaq, në polici janë mar-rë në pyetje edhe të afërm të viktimës, të cilët kanë pohuar se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti që ai mund të ketë pasur me ndonjë person dhe se Fatjoni nuk ka shfaqur asnjë shqetësim gjatë ditëve të fundit. Vrasja e 40-vjeçarit u shënua rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” në Vlorë, ndërsa në vendin e ng-jarjes u sekuestrua edhe pis-toleta e tipit “Beretta”.
Policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur rrethanat e ng-jarjes. Burime pranë hetuesve thanë se janë duke hetuar ndonjë konflikt të mundshëm që viktima mund të ketë pasur në qytetin e Vlorës, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë gjak-marrjeje të mundshme. Pas krimit të rëndë, në lagjen “28 Nëntori”, pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve” u gjet i braktisur një autom-jet tip “Benz 2500” me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, mjet i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Fatjon Sinanit. Gazeta Shqiptare
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38