Flash News

KRYESORE

Gruaja gjendet e varur në dhomën e gjumit, jetonte e vetme

Gruaja gjendet e varur në dhomën e gjumit, jetonte e vetme

Një grua e moshuar në Memaliaj i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banesën e saj. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa shtetësja M.M, 72 vjeçe, e cila jetonte e vetme është gjetur e varur në dhomën e saj të gjumit.

Ndërkohë, nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2018, ora 10:15, në lagjen Nr.1, në qyetin Memaliaj, në dhomën e gjumit është gjetur e vetvarur shtetasja M.M, 72 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit