Flash News

KRYESORE

Gruaja iraniane që maskohet si burrë vetëm për të ndjekur ndeshje futbolli

Të jesh femër në Iran dhe të duash të ndjekësh një ndeshje futbollit nuk është aq e lehtë, për shkak të ligjeve të rrepta që ekzistojnë në vend. Megjithatë,  Zahra Khoshnavaz ka arritur të gjej një mënyrë për të hyrë në stadium pa u vënë re; duke u maskuar si një burrë.

Fillimisht Zahra preu flokët, veshi rroba të gjëra, vendosi një mjekër false në fytyrë dhe hyri pa u shqetësuar në stadiumin e Persepolis, për të ndjekur një ndeshje të kampionatit.

Deri tani ajo ka parë dy ndeshje, si e maskuar dhe nuk ka ndërmend të ndalet këtu: “Kam planifikuar të shkoj sërish në stadium, por tashmë që e kam bërë publik këtë maskim timin, kam frikë se ai mund të rezultojë fatal për mua”.

Historinë e saj ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja.

Të fundit