Flash News

KRYESORE

Gruaja korriere droge, burg çiftit shqiptar në Britani

Gruaja korriere droge, burg çiftit shqiptar në Britani

Grupet kriminale shqiptare në Angli duket se po ndryshojnë strategji, duke përdorur edhe femrat si korriere droge.

I tillë është rasti i 30-vjeçares Marsela Kreka, e dënuar nga një gjykatë londineze me tetë vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i saj, 23-vjeçari Artan Markaj, u dënua me gjashtë vite e nëntë muaj burg.

Të dy ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar dhe u arrestuan Qershorin e vitit të kaluar, pas hetimeve të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA).

Ata u arrestuan në Barnet, në Londrën veriore. Markaj la shtëpinë e tij në Clarence Close, Barnet dhe hipi në Mini Cooper-in që drejtohej nga Kreka.

Policia dyshoi se ai kishte drogë nën rroba dhe e ndaloi sëbashku me Krekën, kur u ul nga makina disa rrugica më tutje.

1 kilogram kokainë e pastër u gjet nën sedijen e pasagjerit, ndërsa kur kontrolluan shtëpinë e tij gjetën edhe 4.5 kilogramë kokainë dhe 11,700 paund.

Sasia e drogës do të arrinte vlerën e 660 000 paundëve, nëse do të ndahej dhe do të shitej në rrugët londineze.

Në momentin e arrestimit Markaj pranoi se ishte shqiptar dhe se përdorte një kartë identiteti greke të falsifikuar. Ai po ashtu pranoi fajësinë për trafik droge dhe pastrim parash.

Ndërsa Kreka, e cila jetonte në Palmers Green, posedonte një patentë rumune me ermin Maria Danciu dhe pretendonte se i përkiste asaj. Por, hetimet konfirmuan se ishte false. Ajo mohoi edhe se ishte pjesë e grupit për trafikimin e drogës.

Hetuesi i lartë i NCA-së, Kevin Gee tha se “nëse Markaj dhe Kreka do t’ia dilnin kjo drogë do të kishte përfunduar në rrugët e kryeqytetit dhe do të kishte gjeneruar përfitime të mëdha kriminale”.

Puna jonë i ka dhënë një goditje krimit të organizuar dhe aftësisë së tyre për të shkaktuar dëme të mëtejshme.”/tvklan.al

Të fundit