Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër.
Shtatë vite më parë, një kompani “offshore” bleu shtëpinë 20 milion dollarëshe pranë dyqanit luksoz “Harrods”, në emër të bashkëshortes së Haxhijevit. Ajo ka shpenzuar mesatarisht 5000 dollarë në ditë te ai dyqan, ose rreth 18 milionë euro në total. Një ditë, sipas hetimeve, kishte shpenzuar rreth 200 mijë euro në parfume, stoli e ora dore. Të nesërmen ishte kthyer për blerë 2000 euro verë. Ajo kishte dy vende parkimi të garantuara te Harrods.
Zamira ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme, dhe se ajo e bashkëshorti po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe. Avokatët thonë se bashkëshorti i saj është dënuar vetëm sepse nuk ka rënë dakord me politikanët e korruptuar në Azerbajxhan, ndaj i kanë kërkuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeruit që ta marrin në mbrojtje./Top Channel
Shtëpia e tyre është ngjitur me dyqanin luksoz, Harrods, ku Zamira ka shpenzuar rreth 5000 euro në ditë, ose gati 18 milionë euro ndër vite