Flash News

KRYESORE

Gruaja vegjetariane që provoi një hamburger dhe u bë kasape

Një grua që kishte ndjekur një dietë vegjetariane për një dekadë, e ndryshoi tërësisht mënyrën e saj të të ushqyerit kur ishte shtatzanë dhe sot ajo punon si kasap në një fermë derrash.

49 vjeçarja Tammi Jonas u kthye në vegjetariane në vitin 1970 pasi lexoi një libër rreth mënyrës se si trajtoheshin kafshët në një fermë.

Pas 10 vjetësh, Tammi, e cila jeton në Australi, pësoi një anemi të theksuar që mund t’i rrezikonte jetën dhe çdo gjë ndryshoi që prej asaj kohe, Shkruan ‘New York Post’.

“Isha në punë atë ditë dhe mendova se një hamburger do t’i bënte mirë anemisë time”, thotë Tammi, duke shtuar se pas kësaj vazhdoi të hante mish një herë në javë.

“Kurrë nuk kam menduar se është diçka e pamoralshme t’i marrësh jetën një kafshe për t’u ushqyer, por mënyra mizore me të cilën sillen ndaj kafshëve është e pamoralshme”.

Më vonë, ajo dhe i shoqi, Stuart, menduan se do të ishte fitimprurëse për familjen e tyre nëse do të hapnin një fermë të vogël për mish, por me kusht që t’i trajtonin kafshët ashtu siç duhet.

Të fundit