Flash News

KRYESORE

Gruevski akoma nuk e pranon Talat Xhaferi si kryetar të Kuvendit

Gruevski akoma nuk e pranon Talat Xhaferi si kryetar të Kuvendit

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot pasdite ka pritur në takim Karen Pierce, Drejtoreshë Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

Nga ana VMRO-DPMNE  është thënë se përveçse  dhunës fizike nuk mund të pranohet as dhuna politike që promovon LSDM . Gjithashtu e papranueshme nga ata e  tyre është parë edhe zgjedhja joligjore e Talat Xhaferit, duke thyer plotësisht Kushtetutën dhe ligjet.

“Presedani i tillë, ku pa procesverbal , pa numërime, njoftimi zyrtar dhe jashtë kohës së parashikuar të punës së institucionit, me forcë duke u përpjekur për të zgjedhur kryetarin, paraqet shkelje të sistemit ligjor të vendit. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren”, informojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Në komunikatën e VMRO-DPMNE, është theksuar edhe rreziku i presedanit të tillë që çon në një tjetër presedan të ri, dhe kjo të bëhet një praktikë e zakonshme e shkeljes së ligjeve dhe rregulloreve të bazuara në vetë institucionet.

Të fundit