Flash News

KRYESORE

Gruevski proteston para gjykatës kundër arrestimit të 36 personave

Gruevski proteston para gjykatës kundër arrestimit të 36

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoni ka organizuar një protestë përpara gjykatës penale të Shkupit ndërsa në krye të saj është vënë edhe kryetari i kësaj partie, ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së i janë përgjigjur thirrjes së kësaj partie për të protestuar kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, që shkaktuar dhunë ndaj deputetëve shqiptarë dhe atyre të partisë që fitoi zgjedhjet parlamentare në vend.

Alsat-M shkruan se për momentin numri i protestuesve është shumë i vogël.

Forca të shtuara të policisë vërehen nëpër rrugë, ku janë vendosur barrikada të shumta ndërkohë është vërejtur edhe qarkullimi i makinerive “Top uji”.

Këtë mëngjes, policia arrestoi 36 persona, funksionar dhe aktivist të VMRO-DPMNE-së, lidhur me ngjarjet e dhunshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Për këtë arsye nga partia e Gruevskit bënë thirrje që para Gjykatës Penale të tubohen të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së.

Të fundit