Flash News

KRYESORE

Grumbulloi informacion mbi tiparet e fytyrës së përdoruesve, paditet Facebook

Grumbulloi informacion mbi tiparet e fytyrës së përdoruesve,

Rrjetit social ‘Facebook’, i është ngritur padi pasi ka grumbulluar informacione për njohjen e fytyrës nëpërmjet teknologjisë “Tag suggestion” pa dieni të përdoruesve.

Sipas padisë, Facebook ka shkelur ligjin për përdoruesit e shtetit të Illinois-it, për të cilët rrjeti social ka krijuar dhe ruajtur një model të fytyrës nga qershori i vitit 2011-të, dhe këta përdorues kanë të drejtë të kompensohen.

Ndërkohë ‘Facebook’ e ka konsideruar këtë rast si të pavlerë dhe ka deklaruar se do ta luftojë atë me forcë.

Gjykatësi amerikan James Donato është shprehur se dëmet ligjore mund të arrijnë në miliarda dollarë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, shefi ekzekutiv i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg, u përball me pyetje nga ligjvënësit amerikanë mbi grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesve të kompanisë.

 

Të fundit