Flash News

KRYESORE

Grupet e miqësisë, deputetët refuzojnë Rusinë, mbi 40 kërkesa për SHBA-në

Grupet e miqësisë, deputetët refuzojnë Rusinë, mbi 40

Në Kuvend ka nisur konstituimi i grupeve parlamenatre të miqësisë kjo ka bërë që deputetët të përfshihen në një betejë dhe garë të nëndheshme.

Anëtarët e Parlamentit kanë bërë rezistencë, duke refuzuar propozimet, për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Rusinë, Kinën, Serbinë, Afrikën e Jugut, Indinë, Indonezinë, Mongolinë, Pakistanin, Marokun, Meksikën etj pasi shumica kanë kërkuar të jenë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj. Mbi 40 deputetë kanë kërkuar që të jenë në grupin e miqësisë me SHBA, shkruan shqiptarja.com

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, duket se ka qenë ndër të vetmit deputetë, që ka pranuar jo vetëm të jetë anëtar, por kryetar i grupit të miqësisë me Rusinë. Ndërkaq, Bashkim Fino kryeson grupin e miqësisë me Kinën.  

Të fundit