Flash News

KRYESORE

Grupi anti-Basha bashkohet pjesërisht, nesër tubim në Tiranë kundër 22 korrikut

Grupi anti-Basha bashkohet pjesërisht, nesër tubim në Tiranë

Disa ish-deputetë të Partisë Demokratike do të bëhen nesër bashkë, në një tubim në Tiranë, për të kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar më 22 korrik.

Organizator i tubimit është Astrit Patozi, ndërsa do marrin pjesë Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Arben Imami dhe disa të tjerë, kundërshtarë të Lulzim Bashës. Ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e Jozefina Topallit, çka e bën këtë tubim anti-Basha, pjesërisht të bashkuar.

Pjesëmarrësit do të kërkojnë që Basha dhe Selami të tërhiqen nga zgjedhjet që zhvillohen pas dy ditësh, për t’i hapur rrugë realizimit të kërkesave të tyre.

Të fundit