Flash News

KRYESORE

Grupi anti-Basha, flet Ridvan Bode: Duam zgjedhje të reja për kryetarin e ri të PD

Grupi anti-Basha, flet Ridvan Bode: Duam zgjedhje të reja për

Ish-deputeti i PD-së, Ridvan Bode ka folur për platformën që grupimi kundër kryetarit Lulzim Basha ka prezantuar ditën e djeshme. Bode mohoi se ky grupim kërkon krijimin e fraksioneve brenda partisë, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor është bashkimi i PD-së.

Bode theksoi se grupi do të kërkojë zgjedhje të reja për kryetarin e PD-së.

“Nuk kërkojmë as fraksione dhe as shumicë të cilësuar. Qëllimi ynë është bashkimi i PD-së. Duhen zgjedhje të përgjithshme për kryetarin në mënyrë që t’i jepet fund asaj farsës që u transmetua edhe në televizione ku kutitë mbusheshin nga të njëjtët persona. Platforma jonë do të diskutohet me anëtarësinë e PD-së”, u shpreh ish-ministri i Financave.

Të fundit