Flash News

KRYESORE

Grupi i drogës me avion,  zbardhen përgjimet: Do t’i them policit, mos i prit parcelat tona

Është zbardhur sëfundmi skema se si funksionin trafikantët e drogës në vitin 2015 në Vlorë, të cilit kishin gjetur një tjetër rrugë të trafikimit të lëndës narkotike, atë të transportit me avion. Janë zbardhur nga “Panorama” përgjimet e grupit të trafikantëve të drogës, ku ishte i përfshirë edhe një shef policie.

Sokol Burhamaj ishte organizatori i këtij trafiku, por nuk e dinte se në makinë kishte një përgjues. Ky përgjim dhe dhjetëra të tjerë u përdorën nga Prokuroria në gjykimin kundër tij dhe katër të bashkë të pandehurve në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Në dosje zbardhen përgjime bisedash ambientale dhe telefonike, ku të pandehurit planifikojnë kultivimin e drogës, apo flasin për mbarëvajtjen e plantacioneve ekzistuese. Grupi u zbulua nga një hetimi i nisur nga autoritetet policore italiane për dy familje shqiptare në vendin fqinj që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.

Nga hetimet ka rezultuar se pjesëtarë të familjes Lamaj kishin në dispozicion një avion shumë të lehtë, model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdorej për transport marijuane Shqipëri- Itali. Pala italiane përdori metoda speciale të hetimit, duke vendosur sinjalizues GPS dhe përgjues tek avioni dhe te tri automjete “Audi” që përdoreshin nga të dyshuarit.

Më 24 gusht 2015, autoritetet italiane arrestuan shtetasit Vilson Lamaj dhe Italo Loreto, në një pistë të papërdorshme në komunën e Ostunit, teksa po zbrisnin nga avioni i lehtë 128 kg kanabis të trafikuar nga Shqipëria. Bashkë me të pandehurit u procedua për “shpërdorim detyre” edhe Vladimir Zanaj, punonjës i Policisë së Vlorës, i cili dyshohej se sinjalizonte të pandehurit për lëvizjet e Policisë. Çështja ndaj tij u veçua dhe aktet e dosjes i kaluan Gjykatës së Vlorës si gjykatë kompetente.

Të fundit