Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Grupi i hakerave që po shqetëson qeverinë shqiptare, disa sulme brenda pak ditësh
Një grup hakerash i quajtur ‘Anonymous Albania’ ka ndërmarrë një fushatë të madhe sulmesh ndaj faqeve të institucioneve shtetërore. Mbrëmjen e djeshme, ky grup ka sulmuar të gjitha faqet e ministrive, Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera, të cilat kanë mbetur të bllokuara për disa orë.
‘Anonymous Albania’ thotë se ky sulm është ndërmarrë pasi kërkohet një qeverisje e re dhe revolucion në shtetin shqiptar, por pa sqaruar më shumë se se për çfarë bëhet fjalë. Ata kërkojnë ndalimin e vjedhjeve dhe të mashtrimeve.
“Aryseja është se duam qeverisje të re dhe duhet revolucion në shtetin shqiptar. Ndaloni mashtrimet dhe vjedhjet që na beni ditë për ditë me taksa, etj. Ju paralajmëruam se do vinim përsëri”, shkruhet në faqen e ‘Facebook’ të këtij grupi.
Një pjesë e faqeve të sulmuara janë kthyer sërish në normalitet mëngjesin e sotëm. Vetëm dy ditë më parë, i njëjti grup hakeroi faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.