Flash News

KRYESORE

Grupi i drogës ‘Treblova’, sa vite burg kërkon Prokuroria për të arrestuarit

Grupi i drogës ‘Treblova’, sa vite burg kërkon Prokuroria

Prokuroria ka  kërkuar sot dënimin për anëtarët e grupit të drogës të kapur në Treblovë. Konkretisht është  kërkuar që të denohet me 2.8 vite Xhovalin Baço, 5.4 vite Shkëlqim Koçija, Marius Bajrami me  5.4 vite dhe për Taulant Haxhiraj 6 vite burg.

Të akuzuarit për trafikim të lëndëve narkotike u arrestuan nga policia pak kohë më parë teksa ishin duke konsumuar një kafe.

Bimët u gjetën brenda 6 kasolleve, ku ishin fshehur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Të fundit