Flash News

KRYESORE

Grupi Parlamentar i PS merr vendimin: Largon 16 kryetarë dege, kjo është arsyeja

Grupi Parlamentar i PS merr vendimin: Largon 16 kryetarë dege, kjo

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, pas mbledhjes së sotme me 61 kryetarët e degëve në të gjitha qarqet, ka vendosur të largojë 16 prej tyre. Vendimi për largimin e tyre sipas Ballës u mor për shkak të rezultateve të tyre të dobëta, por edhe sepse kryetarët e degëve nuk duhet të kenë funksione publike.

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh se procesi zgjedhor në degët e PS do të jetë deri më 30 nëntor, pasi është shtyrë me 15 ditë. “Kishim mbledhje organizative që lidhet me raportimin e procesit zgjedhor në të gjitha degët. Kemi shtyrë afatin me 15 ditë të zgjedhjeve për të përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me kërkesat e organizatave”- u shpreh Balla.

Edhe 10 kryetarë bashkie që ushtrojnë paralelisht detyrën e kryetarit të degës edhe funksione të tjera dhe duhet të largohen pasi bien ndesh me statutin e PS-së.

16 kryetarët e PS që ikin:

Kamëz – Ramadan Cani

Kavajë – Gentian Daja

Rrogozhinë – Haxhi Memolla

Peqin – Edurim Teqja

Cërrik – Gëzim Salla

Elbasan – Ardit Demiri

Përrenjas – Haxhi Çollaku

Pogradec – Bledi Çomo

Pustec – Jani Ago

Devoll – Eroldi Begolli

Dibër – Afrim Mikli

Vau i Dejës – Kristian Shkreli

Kuçovë – Sybi Shehu

Skrapar – Edmond Omeri

Këlcyrë – Hodjan Selami

Shkodër – Arvit Osja

 

Të fundit