Flash News

KRYESORE

Grupi Parlamentar i PD-së firmos kërkesën: Të largohet Gramoz Ruçi, ka shkelur të drejtën e opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme pak minuta para se të nisë seanca e parë plenare për 2018.

Në mbledhje u fol për kapjen e drejtësisë nga mazhoranca duke përmendur këtu rastin e kthimit të pasaportës së Saimir Tahirit dhe lirimi i Orest Sotës si dhe çështja “Xibraka” e cila sipas tyre po mbyllet.

Partia Demokratike ka firmosur në mbledhjen e sotme një kërkesë për të kthimin e kuvendit në ligjshmëri duke kërkuar largimin e Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili sipas PD në seancën e fundit ka shkelur të drejtën e opozitës për të folur dhe janë falsifikuar votat e deputetëve.

 Ndër të tjera në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shtrua dhe paligjshmëria e shkarkimeve dhe transferimeve të prokurorëve nga Kryeprokurorja Arta Marku, ku sipas dokumenteve Prokurortit të Përkohshëm nuk i lejohen këto ndryshime. Për këtë demokratët kërkojnë edhe shkarkimin e Arta Markut.

  

Të fundit