Flash News

E-TJERA

“Grupi Tahiri-Ruçi në përplasje totale me grupin Veliaj-Ahmetaj”

“Grupi Tahiri-Ruçi në përplasje totale me grupin

Deklarata e bërë sot nga Gramoz Ruçi se PS do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit si forcë fituese, pavarësisht vendimit të LSI-së, është duke u komentuar shumë në portale dhe rrjetet sociale.

Gazeta “Koha Jonë” që drejtohet nga Nikoll Lesi ka publikuar një artikull ku flet për një përplasje të fortë mes dy grupeve brenda PS-së.

Sipas tij, grupi që drejtohet nga Saimir Tahiri dhe Gramoz Ruçi po i bëjnë presion Edi Ramës që të hyjë në zgjedhje pa Ilir Metën, ndërsa në anën tjetër, grupi Erion Veliaj-Arben Ahmetaj nuk mendojnë se PS mund të shpallet fituese pas LSI-në.

Këto përplasje brenda partisë janë një problem më shumë për Ramën, i cili prej një muaji është duke u përballur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe ndërkombëtarizimin e shqetësimeve që PD ngre për zgjedhjet e 18 qershorit.

Të fundit