Flash News

KRYESORE

Grupi VIP i "Petro Ninit" mblidhet në Vlorë, këngëtari: Si mes burrash e grash mbetesh e njëjta!

Moti me diell ka bërë bashkë në jugun e bukur të Shqipërisë nxënësit e Petro Nini Luarasit, që sot janë figura të njohura për publikun. Ish miss-Shqipëria Valbona Selimllari, moderatori Arbër Çepani dhe këngëtari Landi Fornia janë bërë bashkë në Vuno të Vlorës.

Teksa ka publikuar një foto në Instagram, Landi i ka bërë një dedikim të veçantë Selimllarit.

Këtë gocën e kam taku për herë të parë kur kam qenë në vit të dytë a të tretë gjimnaz ke shkolla Petro Nini Luarasi aty ku njerëzit kanë zemër të madhe dhe talentet e dala nga ajo shkollë në çdo fushë të jetës i kanë bërë dhe i bëjnë gjërat me shumë dashuri e pasion. Pra, po thoja, kjo goca e cila si me make up, si pa make up, si e qeshur, si serioze, si me fustan, si me jeans, si me diell, si me shi, si në Veri, si në Jug, si mes burrash, si mes grash, si ne TV, si në jetën e përditshme, mbetet thjeshtë e bukur sepse në shpirt është e tille. E njëjtë. E pandryshuar.

Zonja e Zotërinj Valbona Selimllari!”, shkruan Landi.

Selimllari shkruan se dhe njëherë duhet të mblidhet i gjithë grupi. Ndërsa gazetari Eraldo Rexho, i cili mungon në takimin e treshes, shkruan, “Bëni selfie pa mua, bëni”.

Të fundit