Flash News

KRYESORE

Gruri dhe fuqia e tij për të shëruar artritin...

Gruri dhe fuqia e tij për të shëruar artritin...

Ata që i kushtojnë vëmendje maksimale shëndetit të tyre dhe gjejnë gjithnjë forma alternative për tu ushqyer shëndetshëm, duhet të kenë dëgjuar edhe për çajin e grurit. Vetitë kuruese të çajit të grurit janë të jashtëzakonshme sa i përket artritit.

Përpos kësaj ka dhë një ndikim të madh në shërimin e reumatizmës, kështu mund t’i harroni njëherë e përgjithmonë dhembjet e kockave. Ndërkohë që kokrrat e pjekura të grurit luajnë një rol kyç në pastrimin e gjithë organizmit.

Përbërësit: 500 g grurë, 200 ml mjaltë dhe ujë

Përgatitja: Grurin e lani mirë në ujë, pastaj e thani në letër. Pastaj vendoseni grurin në një tigan të thatë dhe gjatë pjekjes vazhdimisht përzieni me lugë druri, deri sa kokrrat të fillojnë të kërcasin.

Më pas i hidhni kokrrat e pjekura të grurit në enën që keni vendosur ujin për çaj.

Vazhdoni ta zieni edhe rreth 25 minuta në zjarr mesatar. Pasi ta hiqni lëreni të qëndrojë 5 minuta dhe shtoni mjaltin.

Pas këtyre veprimeve çaji është i gatshëm për përdorim.

Të fundit