Flash News

KRYESORE

Grusht shteti në Sudan, ushtria arreston presidentin

Grusht shteti në Sudan, ushtria arreston presidentin

Ministri sudanez i Mbrojtjes, Aëad Ibn Ouf ka njoftuar se presidenti i Sudanit, Omar al –Bashir është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar nga ushtria. Omar al-Bashir ka qenë për gati 30 vjet në pushtet.

Ministri Aëad Ibn Ouf tha se ushtria do të jetë mbikqyrëse për një periudhë dyvjeçare tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai shpalli gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë tre mujore.

“Kushtetuta e Sudanit do të pezullohet dhe pikat kufitare dhe hapësira ajrore do të mbyllen deri në njoftimin e ardhshëm”, deklaroi ministri sudanez.

Të fundit