Flash News

KRYESORE

Guardiola ankohet për Bayernin: Nuk kisha lojtarët që më duheshin

Guardiola ankohet për Bayernin: Nuk kisha lojtarët që më

Në vitin 2013, kur Bayern kishte trajner Pep Guardiolën, ofensiva bavareze përbëhej nga emra si Arjen Robben, Franck Ribery, Thomas Muller, Mario Gotze dhe Robert Lewandowski. Mjaft të fortë, apo jo? Ata kishin fituar Champions League pak muaj para kalimit të Pepit në Mynih.

Gjithsesi, për trajnerin katalanas nuk mjaftonin.

Këtë ka dhënë si përgjigje në një intervistë të fundit për një radio katalanase, ku ka theksuar - ndonëse duke u përpjekur të mos duket si njeri që ankohet - se Bayern nuk i ka dhënë lojtarët që ai donte. I pyetur se pse te Barcelona Leo Messi funksionoi si 9-sh i fshehtë, kurse te Bayern askush nuk e bëri dot atë rol, Pep është përgjigjur: "E vërtetë, te Barcelona funksionoi, kurse te Bayern jo, sepse atje nuk i kisha lojtarët e përshtatshëm për atë sistem".

Kjo fjali nuk do të kalojë pa komente në Mynih. Me siguri, presidenti Uli Hoeness do ta japë një deklaratë, sepse kjo është edhe një farë akuze e Guardiolës për merkaton e rekordmenëve të Bundesligës.

Një gjë dihet me siguri: Bayern në 3 sezonet e trajnerit aktual të Manchester City ishte i jashtëzakonshëm. Pep fitoi dy herë dopietën në Gjermani dhe në çdo sezon arriti gjysmëfinalet e Champions League.

Të fundit