Flash News

KRYESORE

Guardiola dhe Barcelona, në garë për mesfushorin e Juventusit

Guardiola dhe Barcelona, në garë për mesfushorin e Juventusit

Barcelona dhe Manchester City janë në kërkim të një mesfushori dhe zgjedhja e tyre është Rodrigo Bentacur. Lojtari i Juventusit ka qenë në fokusin e disa klubeve big në Europë edhe gjatë merkatos së verës.

City është nxituar duke bërë një ofertë zyrtare, sepse Pep Guardiola e pëlqen tejmase lojtarin, por Juventusi ka refuzuar ofertën për 22-vjeçarin. Edhe pse ai nuk luan titullar shpesh në Torino,

Bentacur ka kontratë deri në vitin 2024 me "Zonjën". Ai nuk ka shprehur pakënaqësi publik, por është e kuptueshme se do të donte të luante diku ku i garantohen minuta. Barcelona vuan për një lojtar në moshë të re me cilësitë e uruguaianit, jo thjesht me teknikë, por edhe me forcë. Kështu edhe City, meqë David Silva dhe Fernandinho vitin tjetër do të largohen.

Të fundit