Flash News

KRYESORE

Guardiola dorëzohet për kampionatin, habit me deklaratën e tij

Guardiola dorëzohet për kampionatin, habit me deklaratën e tij

Trajneri Pep Guardiola duke se është dorëzuar për luftën për titull kundër Liverpoolit. Tekniku i "Qytetarëve" beson se skuadra e tij nuk duhet të mendojë më për "Redsat" që janë 13 pikë më larg dhe një ndeshje më pak, por për Leicesterin.

Spanjolli foli pas humbjes 3-2 kundër Wolves. Ekipi i tij u mund pas kryesimit 2-0. Një kthim rezultati që djeg shumë te kampionët e Anglisë, pa harruar faktin që portieri Ederson i la me një lojtar më pak që në minutën e 11'.

"Distanca është shumë e madhe, po. Kanë një avantazh të madh. Të mendojmë tani për Liverpoolin është joreale. Ne mendojmë për Leicesterin. Ne kemi shansin që të rifitojmë vendin e dytë. I di cilësitë e skuadrës sime, kjo është situata", - tha "Gjeniu" Guardiola.

Të fundit