Flash News

KRYESORE

"Guardiola është më i miri në histori", flet ylli i Bayernit

"Guardiola është më i miri në histori", flet ylli

“Nuk e harroj asnjëherë Pep Guardiolën". Kështu është shprehur mbrojtësi i Bayernit, David Alaba, në një intervistë të fundit për sajtin zyrtar të Bundesligës.

Austriaku ruan kujtime të mira me trajnerin katalanas, kur ky i fundit punonte në Mynih (3 sezone), dhe do ta mirëpriste rikthimin e tij si bavarez. "Kur Pep ishte këtu, isha ende një lojtar shumë i ri, por me mësimet e tij më ka rritur shumë. Realisht kam mësuar shumë gjëra dhe ndoshta në të ardhmen mund të punojmë bashkë", - ka komentuar Alaba.

Spekulohet se Pep në qershor mund të marrë drejtimin e Bayernit, por nuk përjashtohet mundësia që, nëse nuk ndodh kjo, Alaba t'i bashkohet te Manchester City. "Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në histori. Ky është fakt", - ka shtuar mbrojtësi.

Të fundit