Guardiola i kthen reston Kloppit, komenti i tij para ndeshjes!

Ka nisur lufta e elozhesh në Angli mes Pep Guardiolës dhe Jurgen Kloppit. Trajneri i Manchester City-t u shpreh para ndeshjes kundër Liverpool-it.
“Për mua si trajner, e kam thënë dhe sezonin e kaluar që fituam kampionatin se është një nga arritjet më të mëdha të klubit, por dhe të miat. Liverpooli është një nga rivalët më të fortë që kam patur përballë. Ata janë sërish njësoj, ndoshta ekipi më i fortë në botë momentalisht. E dimë se çfarë do të thotë të luash në Anfield për ta dhe për ne. Janë 90 minuta ose 94′ dhe ne do të përpiqemi që të ndjekim planin dhe strategjinë tonë”.
“Kur Klopp e mori Liverpoolin, kjo skuadër nuk ishte pretendente për titull apo për të qenë në maje. Historikisht ishin aty gjithmonë, por jo në të vërtetë. Ai e ndryshoi për 3-4 vite ndërtoi diçka që është fantastike për t’u parë”, – tha tekniku i City-t.