Flash News

KRYESORE

Guardiola i mallkuar, zbulon dëmtimin e rëndë të lojtarit të tij

Guardiola i mallkuar, zbulon dëmtimin e rëndë të lojtarit

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po vuan shumë në këtë fillim sezoni. Tekniku spanjoll është 9 pikë larg Liverpoolit, ndërsa në sfidën e djeshme ndaj Chelseas u dëmtua dhe Sergio Aguero.

Ai u zëvendësua i dëmtuar dhe numri një i stolit mendon se problemi i argjentinasit është i rëndë. “Dëmtimi i Agueros është i rëndë, mendoj. Nesër do ta di me siguri. Për momentin, mendoj se është një problem muskulor, por nuk dua të dal në përfundime të nxituara”, tha Guardiola.

Spanjolli foli dhe për zëvendësimet e Rodrit dhe David Silvës. "“Probleme me lodhjen, asgjë tjetër. Do të jenë të gatshëm 100% për ndeshjen e radhës”.

Të fundit