Flash News

KRYESORE

Guardiola: Kam ëndërruar Juventusin, arsyeja është Zidane

Guardiola: Kam ëndërruar Juventusin, arsyeja është Zidane

Pep Guardiola ka ëndërruar të luante për Juventusin dhe kjo për një arsye shumë specifike. Ai donte të luante përkrah një legjende të kohës së tij, Zinedine Zidane.

Trajneri aktual i Real Madridit ka qenë një idhull i katalanasit, i cili tani punon te Manchester City dhe vitin e ardhshëm do të përballet me të në Champions League. Jo në fushë, por tashmë të dy si trajnerë profesionistë. “Kur u largova nga Barcelona, ëndërroja të luaja te Juventusi, sepse atje do të gjeja Zidane. E admiroja dhe do të më pëlqente të luaja me të, por nuk ndodhi", është shprehur Pep së fundmi.

I pyetur për shortin me "Los Blancos", ai ka komentuar shkurt: "Kanë më shumë përvojë, por do të tentojmë të bëjmë lojën tonë dhe të kualifikohemi. Kam besim tek ekipi".

Të fundit