Flash News

KRYESORE

Guardiola maestro i trofeve, City fiton Carabao Cup

Guardiola maestro i trofeve, City fiton Carabao Cup

Manchester City ka fituar Carabao Cup duke mposhtur 2-1 Aston Villa-n në finale. Ky është trofeu i dytë brenda pak muajsh i trajnerit Pep Guardiola me “The Citizens”, pas Superkupës së Anglisë ndaj Liverpool-it të trajnerit Jurgen Kloppp.

Kun Aguero (20′) dhe Rodi (30′) shënuan krejt shpejt për kampionët e Premier League. Samatta në fundin e pjesës së parë dha një sinjal me gol nga Aston Villa, por kjo nuk ndryshoi shumë mbarëvajtjen e lojës.

City e dominoi krejtësisht ndeshjen, teksa gjuajti 22 herë drejt portës së Aston Villa-s. Kjo fitore ishte totalisht e merituar për djemtë e Pepit.

Të fundit