Flash News

KRYESORE

Guardiola mërzit tifozët: Nuk jemi gati për Champions

Guardiola mërzit tifozët: Nuk jemi gati për Champions

Pep Guardiola mendon se Champions League për momentin nuk është diçka e arritshme për Manchester Cityn. Trofeu prestigjioz mungon në historinë 125-vjeçare të klubit anglez, edhe pse në sezonet e fundit Pep ka shpenzuar rreth 1 miliard euro në merkato.

Ka shumë ekspertë që kuotojnë Cityn si ekip favorit në Europë, por trajneri katalanas mendon ndryshe. Kjo ndoshta është një mënyrë për të larguar trysninë.

“Më qëllon shpesh që të dëgjoj njerëzit të thonë që duhet të fitojmë Champions League, sepse kemi ekip big. Unë them që nuk jemi akoma gati. Shënojmë shumë, krijojmë shumë raste dhe nuk po pësojmë. Gjithsesi, mund të përmirësohemi edhe më shumë“, - ka deklaruar Pep.

Të fundit