Flash News

KRYESORE

Guardiola nuk përmbahet, tregon mesfushorin më të mirë në Europë

Guardiola nuk përmbahet, tregon mesfushorin më të mirë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për Ilkay Gundogan. Ai mendon se gjermani është një nga më të mirët e Europës.

"Ai është një lojtar shumë inteligjent. Kjo është një nga cilësitë, që ia vlerësoj më shumë. Lojtarët që kuptojnë gjithçka ndodh gjatë lojës dhe e zgjidhin problemin sa më shpejt janë të paktë në qarkullim.

"Gundogan mund të luajë në shumë role. Ai mund të luajë afër portës, si sulmuesi që shënon golat. Tregon shumë personalitet, veçanërisht në atë pozicion. Si mesfushor krijues nuk prisja që të ishte aq i qëndrueshëm, ta mbronte atë pozicion, por koha tregoi një lojtar të jashtëzakonshëm. Ai është njëri nga më të mirët e Europës, me të vërtetë".

Të fundit