Flash News

E-TJERA

Guardiola planifikon goditjen e parë në merkaton e janarit, kushton 70 milionë euro

Tashmë kemi hyrë në merkaton e janarit dhe ekipet kanë filluar të lëvizin për të bërë përforcimet e duhura. Edhe pse pak kohë më parë, Guardiola deklaroi se nuk do të bënte përforcime në janar, Man. City ka planifikuar goditjen e parë.

"Aksam Sport" raporton se kampioni në fuqi i Premier League ka bërë gati 45 milionë euro për Çaglar Soyuncu.

Mbrojtësi turk i Leicester kërkohet me çdo kusht nga Guardiola dhe drejtuesit e "Qytetarëve" kanë filluar lëvizjet dhe kontaktet me drejtuesit e "Dhelprave".

Leicester që po bën mjaft mirë këtë sezon nuk e lë të lirë pa 70 milionë euro lojtarin në fjalë, por nuk përjashtohet mundësia që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Të fundit