Flash News

KRYESORE

Guardiola rrëfen frikën më të madhe që ka në merkato

Guardiola rrëfen frikën më të madhe që ka në

Pep Guardiola ka një frikë të madhe për merkaton. Problemi i tij kryesor është Sergio Aguero. Më saktë, koha pas largimit të sulmuesit. Sipas mediave angleze, argjentinasi do të rikthehet së shpejti në vendlindje dhe Pep nuk e di se kush mund ta pasojë, sepse sipas tij Aguero është lojtar i rrallë.

"Uroj që ai të qëndrojë edhe pas fundit të kontratës. Mendoj se është e vështirë të gjesh një si ai. Ai është i pazëvendësueshëm. Zëvendësimi i tij do të jetë një nga sfidat më të mëdha për mua dhe klubin", ka deklaruar Pep.

"Shumë yje mendonin se ishin më të mirë se Aguero, por nuk ka qenë kështu. Ai është në një grup me yje si Ronaldo dhe Romario. Mbi të është vetëm Messi. Ai është i përulur. Nuk kam parë kurrë si ai, që të pranojë vendimet e mia pa thënë asgjë", ka shtuar Pep.

Të fundit