Flash News

KRYESORE

Guardiola tremb City-n, flet për ardhmen e tij

Guardiola tremb City-n, flet për ardhmen e tij

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e "Qytetarëve". Ai flirton me largimin dhe duket se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e anglezëve dhe për shumë gjatë. Spanjolli e hedh topin te drejtuesit e klubit, megjithatë gjithçka duket e pasigurtë për të ardhmen.

"Po kaloj sezonin tim të katërt me Manchester City-n. Vitin tjetër do të jetë sezoni im i pestë dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është një kohë e gjatë dhe nuk mund të mendoj aq gjatë duke parë situatën aktuale. Po shkarkohen trajnerë çdo javë nga klubet dhe mendoj se nëse dua një kontratë të re duhet ta meritoj.

"E kam thënë dhe më parë dhe po e përsëris që ndihem shumë mirë këtu, por kemi arritur një nivel të lartë. Duhet të shohim nëse arrijmë të mbajmë këtë nivel, pasi pritshmëritë janë rritur shumë. Kontratën e re e përcakton klubi jo unë, duhet të pushojmë për Krishtlindje, më pas do të përgatitemi për sprintin final të sezonit. Kemi kohë për të folur për kontratën e re", - tha Guardiola.

 

 

Të fundit