Flash News

KRYESORE

‘Guerrilsat’ pas njoftimit të policisë: Nëse na kërkohet identifikimi nuk futemi në stadium

‘Guerrilsat’ pas njoftimit të policisë: Nëse na

Pas njoftimit të policisë për kushtet e ndeshjes Partizani-Kukësi, ku thuhet se tifozët nuk do të futen në stadium pa kartë identiteti, “Ultra Guerrils” kanë reaguar në faqen e tyre në ‘Facebook’. Tifozët e klubit kryeqytetas, kanë deklaruar se nëse ju kërkohet identifikimi, ata nuk do të futen në stadium.

“Ju ftojmë të gjithëve të mblidhemi te Baza dhe së bashku të nisemi drejt stadiumit. Nëse në hyrje kërkohet identifikimi nuk do të hyjmë në stadium”, shkruhet në faqen zyrtare të tyre. “Ultra Guerrils”, prej tre ndeshjesh nuk kanë qenë në mbështetje të skuadrës prej këtij kushti të policisë.

Të fundit