Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Ka një farë erotizmi të fshehtë kontakti me një libër të njohur e të lexuar, të cilin, pas kaq kohësh e rimerr në duar dhe e shfleton, e prek, siç mund të preket diçka që të dhuron kënaqësi. Këtu fillon magjia. E pra, kryevepra e pashoqe e Jonathan Swift-it “Udhëtimet e Guliverit” do të më shtynte në një ngasje të papërmbajtur t’i rikthehesha për ta rilexuar dhe, kësaj here, për habinë time (shkaqet e së cilës do të mundohem t’i shkoqis më poshtë), kënaqësia do të ishte jo një e dy, po e shumëfishtë.
Në krye, më lejoni të rendis atë ëndje të pamasë që shkon e provon duke ndjekur e përjetuar rishtazi aventurat e pafundme e plot të papritura, herë të këndshme e herë të hidhura, të atij detari e eksploratori të palodhur që ia thonë emrin Guliver. Aventyra (siç i quante Noli) që i japin flatra fantazisë dhe e shtyjnë të marrë arratinë në botë të largëta e të panjohura ku banojnë qenie nga më të çuditshmet, hem të ngjashme e hem të pangjashme me ne, ca të hijshme e të lezetshme, të tjera të pahijshme e të pështira, ca të mençura e të urta, të tjerat kokëtrasha e të pagdhendura, ca të virtytshme sindozot, të tjerat të zvetënuara për dreq, shkurt e me një fjalë, nga të gjithë sojet e racat, që edhe sot, pas afro treqind vjetësh nga dita kur ky libër pa dritën e botimit, të le pamend e të mrekullon për fantazinë e harlisur që, ma do mendja, do t’ia kishin zili edhe regjisorët më të ndërkryer e të lajthitur të industrisë së ëndrrave në Hollywood. Dhe në këtë pikë, të ngjan sikur je pjekur me ndonjë mik të qëmoçëm e mbasi je çmallur, shtrohesh në një kuvendim për shtatë palë qejfe me të, duke kujtuar e sjellë nëpër mend bëmat e kuturisjet e dikurshme, mbresat e të cilave jo vetëm që s’shuhen kurrëndonjëherë, po përcillen brez pas brezi, si ca orendi të çmuara, vlera e të cilave sa vjen e bëhet më e shtrenjtë me kalimin e moteve.
Së dyti, më lejoni t’i heq kapelen e të përkulem me përgjërim para përkthyesit të vyer të këtij libri të jashtëzakonshëm, i cili, është i tillë, domethënë i jashtëzakonshëm, edhe falë punës së palodhur e të pakursyer me gjuhën të një mjeshtri që ia thonë emrin Halit Selfo dhe, veç sot, kur shohim se ç’batërdi po bëhet me gjuhën shqipe nga shkarrashkruesit e pacipë dhe diletantët e vetëgënjyer, aq sa të merr të qarët e të vjen të lëshosh kujën në kupë të qiellit, i thërrasim mendjes dhe e kuptojmë se sa të rrallë i ka pasur shokët. Dhe, më besoni, veç kush e ka marrë ndonjëherë penën në dorë dhe është ulur të kthejë në këtë shqipen tonë të bekuar, ndonjë vepër nga gjuhët e huaja, mund të rrokë deri në fund e të kuptojë se ç’vuajtje e cfilitje ka hequr i gjori përkthyes për ta sjellë me bukuri e nur të pacenuar në shqip, veprën e përmendur, e cila, veç andrallave dhe zavalleve, të themi të rëndomta që shkon e hap, mos harroni, që është shkruar këtu e tre shekuj më parë, ndaj dhe shpesh përkthyesit do t’i jetë dashur të qëmtojë, nxjerrë në dritë e shkoklisë me durimin e një arkeologu, misteret e pagoja të antikave.
Dhe së treti, mbasi ke shfletuar e kënduar gazetat e ditës dhe të është prishur gjaku nga gjëmat dhe zullumet plot pohë e bujë të jahuve që bulbërojnë në këtë cep të dheut, që ia thonë emrin Shqipëri, teksa merr në dorë këtë libër për të flladitur shpirtin e arratisur mendjen nga paudhësitë e kësaj bote, do të vësh re, jo pa habi, se ndodhitë e personazhet e përshkruara në të, seç të ngjajnë të afërt e të njohur, duke zënë fill nga picirukët e ishullit të Liliputëve e vijuar me gjigantët e Brobdingnagut, akademikët e currufjepsur të Lagados apo ofiqarët e lajthitur të Luggnagut, si dhe të pavdekshmit e nxirosur të quajtur struldbruga, e kësisoj të merr të qarët që i përket sojit të fëlliqur e të egër të jahuve. Ndaj nuk e ke aspak të vështirë të biesh në një mendje me autorin dhe ashtu si ai të gjakosh me gjithë shpirt të jetosh me ata huihnhnmët e nderuar e të bekuar. Po ndërkaq aventurat sosen, libri mbyllet dhe ti, ashtu si edhe Swifti, vë re, jo pa një ndjesi krupëndjellëse, se je i rrethuar gjithandej nga skota e pështirë e jahuve, ku edhe bën pjesë. Medet!
P.S. Mos prisni nga shkruesi i këtyre radhëve të heqë paralele për jahutë, huihnhnmët, struldbrugët, liliputët ose dikë tjetër nga qeniet e çuditshme të krijuara nga fantazia e Swiftit me personazhet e politikës dhe të shoqërisë sonë. Çdokush është i lirë ta bëjë sipas shijeve dhe bindjeve të veta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38