Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga A. A. B.
Më krijohet përshtypja se është shtuar, në mënyre të ndjeshme këto kohët e fundit, ajo rrymë talljeje të vazhdueshme që shoqëronte shpalosjen e personazhit mediatik të zotit Erion Veliaj. Fushata frenetike publicitare që ka ndjekur këmbakëmbës karrierën e tij politike prej vitit 2013 e këndej ka spikatur që në krye të herës prej njëfarë histerizmi dhe patetizmi tmerrësisht optimist. Tani, politikanëve shqiptarë nuk para ua ha qeni shkopin kur vjen puna tek fushata zgjedhore prej gomerësh shembullorë. Sidoqoftë, toni dhe modulimi i zotit Veliaj, sidomos atij virtualit, ka një prani të atillë shqetësuese të sipërores sa edhe publiku – normalisht shurdh – i Shqipërisë shqoi disa ngjashmëri të parehatshme me ligjërimin totalitar të periudhës së Republikës Popullore. Një rast karakteristik i fenomenit ishte ai i “punës që mund dhunën”, apo edhe një këmbëngulje paksa për të qeshur ndaj himnizimit të punës në të gjitha format, megjithëse zakonisht në diçitura Facebooku me gabime sintaksore (bash ashtu si Twitteri i Presidentit Trump, shyqyr Zotit).
Për fat të keq, afrimiteti gjuhësor me një version të botëkuptimit shoqëror socialist nuk është tipari më dallues i diskursit të zotit Veliaj. Thembra e Akilit është pikërisht që kjo dialektikë pseudomarksiste përbën pjesën më të sofistikuar, ndoshta, të mendimit politik të Mbretit të Mirmidonëve. Pjesa e mbetur, shumica dërrmuese e ligjërimit të tij është – nuk ka mënyrë të sjellshme për t’a thënë – një ndër koleksionet më të pasura të kabasë oratorike në historinë e Shqipërisë pluraliste. Zoti Veliaj e zbërthen gjerdanin e perlave pa kurrëfarë logjike semantike. Fjalia ime e parapëlqyer ishte ajo për fillimin e punimeve të rindërtimit së Sheshit Skënderbej, se: “Shesh pa komb ka, po komb pa shesh qendror ku të mblidhet s’ka!”[i] Nga t’a kapësh, pyet veten edhe lopa përpara këtij margaritari. Pa hyrë fare në listën e arsyeve që e bejnë këtë deklaratë krejtësisht të rrejshme, le të mjaftohemi me: nuk ka kuptim. Një shesh, që është një tipar fizik i mjedisit urban, mund të këtë vlera sociologjike ex post facto, por nuk mund te jetë kurrë as shkaktar dhe as pasojë direkte e një procesi kombformues.
I vetmi zgëq prej nga mund të jetë nxjerrë një murtajë e tillë logjike, vdekjeprurës për çdo lloj argumenti serioz, është Adrian Guma. Guma ishte një shkrimtar relativisht i njohur i viteve tridhjetë, goxha i njohur në jetën mundane të kohës për shkak të gjuhës së tij tepër të mprehtë. Fjalia e parafrazuar mësipër thuhet të jetë thënë prej tij pas ceremonisë së përurimit të bulevardit kryesor të Tiranës. Ai vrau veten në fillimnëntor të vitit 1944, pak orë para hyrjes së Ushtrisë NacionalÇlirimtare në qytet. Ose do t’a kishte bërë diçka të këtillë, sikur Adrian Guma të mos ishte personazhi kryesor i Nëntori i një kryeqyteti të zotit Ismail Kadare, një metaDhimitër Pasko. Në atë roman, shkruar për një konkurs letrar me rastin e tridhjetëvjetorit të Çlirimit, autori ia vesh autorësinë e frazës gazetave të kohës[ii]. Rastësisht, shoh se një gazetar, Alex Crevar, gjatë një interviste me zotin Edi Rama, ia vesh një arkitekti të huaj të pranishëm[iii]. Pak rëndësi ka
Copëzat e çoroditura të fjalëve, soundbitesat, e zotit Veliaj janë detyrimisht me prejardhje të vjetër dhe të dyshimtë për shkak të qasjes së tij ndaj së ardhmes së Shqipërisë. Mungesa e një vizioni për qytetin apo për vendin prej tij është po aq e qartë sa nevoja patologjike për të ngjitur shkallët drejt zyrës në katin e dytë të ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Një antiestet përballë një kryeministri pseudoestetik, zoti Veliaj nuk e njeh gjuhën pamore dhe atë gojore të shndërrimit. Ai mjaftohet me lyerjembjelljekorrjeprashitje në çdo pëllëmbë gjelbërimi të ngelur dhe balline në kryeqytet, në thelb një shumëfishim i planit rinovues të një kryetari njësie bashkiake. Përsa i përket pjesës tjetër, është i lumtur të presë për udhëzime nga lart dhe nga jashtë, prej nga dhe paaftësia dhe pagëdhendja spektakulare e administratës tiranase që pasqyron Dr. Vincent van Gerven Oei[iv]. Kontrasti, mrekullues dhe njëherazi tmerrues, i një vizioni të paqenë afatgjatë dhe një ligjërimi shpeshherë budalla me rrjedhojën një popullaritet të konsiderueshëm, është gati i pabesueshëm. Stafi propagandistik i zotit Veliaj në bashki shfrytëzon maksimalisht këtë komunikim foshnjëror, thjeshtëzues dhe përsëritës për të goditur sa më shumë qendra nervore të publikut që ndjek heroin e tyre me pancir vezullues.
Taktika e kryetarit të Bashkisë së Tiranës konsiston, në thelb, në: copëzimin e një projekti bashkiak të punëve botore në elementët e tij përbërës, e pastaj reklamimin masiv të atyre elementëve individualë. Fjala vjen, një vendim i thjeshtë i Këshillit Bashkiak për riorganizimin e pjesshëm të disa linjave të autobusëve qytetas prodhon një plejadë të tërë fotografish. Thua se njohja e asaj aboneje lumëmadhe do të lehtësojë blerjen për klientët, si në pika hermetike shitjesh apo në çmime gjithnjë në rritje. Thua se, ata trekatër autobusë të rinj – një rini relative, tipikisht shqiptare, meqë gjithkush blen veçse stokun e vjetër të disa qyteteve europiane – qenkëshin blerë me fonde publike (ha ha ha!) apo se shoqëritë e transportit urban paskan përftuar ulje taksash dhe shtysa të llojeve të tjera për të modernizuar flotat përkatëse (e padëgjuar ndonjëherë në analet e praktikës shqiptare!). Në këtë mënyrë, po ai manipulim i mjeteve të komunikimit, mundohet të mbulojë me shoshë mungesën e ndryshimit real dhe amullinë e zgjatur të aglomeracionit të Tiranës.
Këtu kthehemi tek çështja fillestare, ajo e talljes me praktikat e lartpërmendura, të cilat mundohen fort të paraqesin një realitet që nuk gjendet askund përveçse në mendjen e autorëve të tij. Kuptimi (realisation), në rastin konkret, nuk do të përkthehet automatikisht në ndëshkim, madje nuk ka asnjë të dhënë që të sugjerojë se zoti Veliaj ka ndonjë pengesë, tani për tani, në monopatin e tij të vetmuar drejt zyrës kryeministrore. Megjithatë, nel mezzo del cammin di sua[sic!] vita, zoti Veliaj është provë e gjallë e kufizimeve të cilitdo aparat propagandistik, edhe atij më të sofistikuarit, në epokën e shpërhapjes digjitale të informacionit. Mjafton të lexosh seksionin e komenteve në cilindo postim në faqjen e zotit Veliaj në Facebook. Qasja dorërëndë ndaj kontrollit mediatik në veprimtarive qeveritare, events, ka shtyrë një pjesë të shtypit drejt demaskimit të photo opportunities të zotit Veliaj.
Së fundmi, ajo çka është absolutisht e pamundur për t’u fshehur në çfarëdo kohe apo vendi, është cilësia aq për të dëshiruar e oratorisë publike të zotit Veliaj në raste disi më formale. Grumbullit të zakonshëm të xhevahireve passiveagresive ndaj opozitës dhe të shkishëruarve të shoqërisë civile , i shtohen shpërthime sikofante të përmasave – sërish – totalitare, të cilat nuk ka burrë proverbial nëne që t’i redaktojë për t’i sjellë sadopak në vete[v]. Këto janë apolitike, të dëmshme për imazhin e tij tek votuesit potencialë (jo se ky është shkak kryesor i prishjes së gjizës tek dyqanet e bulmetit të Pazarit të Ri të sapopëruruar) dhe, me gjithë ndershmërinë e mundshme, patetike për një politikan të 2017s. Për të parafrazuar: “Kur ke aq pak shije, sinqeriteti bëhet mëkat.”
*Titulli në origjinal: Guna që mund punën. Botohet me lejen e Peizazhe të fjalës ku është shfaqur së pari.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38