Flash News

KRYESORE

Gurakuqi: “Ishte veç një lojë” e Fatmir Xhafajt dhe e qehajajit të tij, Ardi Veliu

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, ka reaguar sërish sa i takon situatës së rendit në Shkodër. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Gurakuqi thotë se policia e shtetit është sërish inekzistente në Shkodër.

Deputeti demokrat shprehet se asnjë strukture e posaçme operacionale apo hetimore nuk është instaluar përhershmërisht në Shkodër dhe asnjë ekip inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë nuk heton dosjet gjyqësore në këtë qytet.

“Ka ardh momenti që Shkodra të nxjerre jashtë strukturën e posaçme politike dhe paramilitare që drejton Ditmir Bushati, përkundër interesave të stabilitetit, lirisë së biznesit dhe garancive qytetare”, shkruan Gurakuqi.

Deputeti i PD-së ka një thirrje edhe për socialistët e Shkodrës të cilëve u thotë se duhet të bëjnë zgjedhje midis bashkëqytetarëve të tyre dhe strukturës që e ka marrë peng vendimmarrjen qendrore për Shkodrën.

Postimi i plotë i Romeo Gurakuqit

“Ishte vec nje loje” e Fatmir Xhafajt dhe e qehajajit te tij, Ardi Veliu.

Policia e Shtetit serish inekzistente ne Shkoder. Asnje strukture e posacme operacionale; asnje strukture hetimi me metoda te posacme nuk eshte instaluar perhershmerisht ne Shkoder; asnje ekip inspektimi i Ministrise se Drejtesise nuk heton dosjet gjyqesore ne Shkoder.

Vullneti politik i mazhorances aktuale ecen perkunder interesave te qytetareve shkodrane!

Ka ardhe momenti qe Shkodra te nxjerre jashte strukturen e posacme politike dhe paramilitare qe drejton Ditmir Bushati, perkunder interesave te stabilitetit, lirise se biznesit dhe garancive qytetare.

Socialistet shkodrane duhet te bejne zgjedhje midis bashkeqytetareve te tyre dhe struktures qe e ka marre peng vendimarrjen qendrore per Shkodren.

 

 

Të fundit