Flash News

KRYESORE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë jep lajmin e mirë: Do të ketë rritje pagash

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë jep lajmin e mirë:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko deklaroisot se “ekonomia po vijon trajektoren rritëse dhe rritja e aktivitetit ekonomik dhe ky permirësim do të mundësojë rritje të pagave”.

Gjatë një konference për shtyp nga ambientet e Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se “ka pasur një fluks të lartë të investimeve të huaja direkte, ndërsa shënohet edhe rënie e normës së papunësisë”.

Po ashtu, Sejko theksoi se vihet re një përmirësim i bilancit të shkëmbimeve tregtare.

“Kredia për sektorin privat shënon rritje me 2 për qind, ndërsa është rritur kërkesa për kredi konsumatore. Kemi ulje të inflacionit nga 2.4  për qind në 2 për qind dhe rritje të GDP-së në 6-mujorin e parë të vitit”, tha Sejko

 

Të fundit