Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Ekonomia shqiptare ka ulur produktivitetin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, gjatë aktivitetit të prezantimit të Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano, ka pohuar se ekonomia shqiptare ka ulur produktivitetin.
Si një prej përfundimeve të studimit të titulluar “Ngadalësimi i produktivitetit dhe hipoteza e stanjacionit shekullor”, Sejko argumentoi se produktiviteti dhe roli i tij në rritjen ekonomike është një temë kryesore diskutimi mes vendimmarrësve të ekonomisë.
“Studimet tona kanë gjetur se shkalla e zgjerimit të produktivitetit në ekonominë shqiptare, i përcaktuar gjerësisht si aftësia e ekonomisë për të shfrytëzuar punën dhe kapitalin fizik për gjenerimin e prodhimit, është përgjysmuar në këtë periudhë, nga 2% në 1%”, tha guvernatori Sejko.
Sejko shtoi më tej se zhvendosja e burimeve financiare, njerëzore dhe manaxheriale, midis sektorëve të ekonomisë, kërkon kohë dhe shoqërohet me ngadalësim të përkohshëm të produktivitetit.
Sejko sugjeron se sipas studimit, duhet kaluar nga ndërtimi tek eksportet. “Ribalancimi i burimeve të rritjes, nga ndërtimi e tregtia drejt industrisë dhe shërbimeve të eksportit, është një proces i cili tashmë ka nisur. Kjo zhvendosje graduale vihet re dhe në ribalancimin simetrik të portofolit të kredisë bankare”, shprehu ndër të tjera guvernatori i BSH-së.