Flash News

KRYESORE

"Haaland? Nuk e kam frikë, as që e njoh si futbollist"

"Haaland? Nuk e kam frikë, as që e njoh si futbollist"

Erling Braut Haaland i ka befasuar të gjithë me performancat e tij këtë sezon, por te PSG nuk kanë frikë. Teksa po afrohet ndeshja e tyre me Borussia Dortmund-in, Thomas Meunier ka këmbëngulur se nuk e ka merak përballjen me një sulmues si norvegjezi.

Dy skuadrat do të ndeshen më 18 shkurt në Gjermani dhe dy javë më vonë në Paris. "Nuk e kam frikë Haaland-in. Madje, nuk e njoh fare si lojtar. Shifrat e tij janë të mira, por kjo do të thotë se Borussia shënon po aq sa edhe pëson. PSG mund të mposhtë çdo rival", është shprehur mbrojtësi i parisienëve.

Të fundit